Real Madrid u mposht nga Manchester City në ndeshjen e sotme dhe kështu nuk arriti të kalojë në çerekfinale.
Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe mbrojtësi Varane, ku shkaku i gabimeve të tij Reali pësoi dy gola, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas ndeshjes ka folur Varane, i cili po ashtu ka pranuar se ai është përgjegjës për humbjen e sotme.
“Unë jam totalisht përgjegjës për këtë humbje. Bëra gabime që nuk duhej të bëja. Kjo është hera e parë që po më ndodhë në karrierë. Kam pasur një natë mjaftë të vështirë. Kërkojë falje nga shokët e skuadrës”, tha Varane.