Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira pranoi lidhjen e saj me futbollistin spanjoll, Alberto Botia.
Ajo kishte vendosur që ta mbante sa më larg mediave marrëdhënien e saj, mirëpo së fundmi ndryshoi mendja dhe ja bëri “bam”.
Që prej momentin që Eleni konfirmoi thashethemet për lidhjen e saj me Botian paparacët i kanë ndjekur “këmba-këmbës”.
Së fundmi, ajo është fotografuar gjatë një shëtitjeje në Glyfada me partnerin. Eleni shfaqej e veshur me të zeza plot hijeshi teksa ecnin së bashku në rrugët e Athinës, disa ditë pas thashethemeve se janë fejuar dhe po përgatiten për t’i dhënë fund beqarisë.
Pasi konfirmuan lidhjen, këngëtarja shqiptare fotografohet me futbollistin spanjoll (Foto)