Papa Françesku këtë të premte ka shkuar në ambasadën ruse në Vatikan për t’i përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, tha se Papa kaloi rreth 30 minuta në ambasadë, e cila është afër Vatikanit.
“Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha ai.
Sipas mediave të huaja, mësohet se kjo është hera e parë që një Papë shkon në një ambasadë për të biseduar me një ambasador në kohë lufte.
Të dërguarit e huaj zakonisht thirren nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit ose takohen me Papën në Pallatin Apostolik.
Gjithashtu, Papa Françesku ka postuar në “Twitter” një mesash kundër luftës. BBC shkruan se mesazhi është publikuar në ukrainisht, rusisht dhe anglisht.
“Zoti është i paqes dhe jo i luftës”, ka shkruar ai.