Influencerja Sara Hoxha së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera tregoi se do të fshijë një tatuazh që ka në dorë të cilin e ka bërë në moshën 17-vjeçare.
Bëhet fjalë për shkronjën “L” që Sara e ka bërë këtë tatuazh për prindërit e saj.
“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…”– u shpreh Sara.
E teksa emri i ish-partnerit të saj, Ledri Vula fillon me shkronjën “L”, menjëherë pas kësaj deklarate në rrjet qarkulluan lajme se influencerja po e fshinë tatuazhin për shkak të ndarjes nga reperi.
Ka qenë Sara e cila ka sqaruar njëherë e mirë se tatuazhi nuk ka lidhje fare me Ledrin, duke treguar se emri i dy prindërve të saj fillon me shkronjën “L”.
“Emri mamit Lindita, emri i babit Lulëzim. 2L”– shkroi ajo në postimin e bërë në Instagram.