spot_img

Pastroi për 10 orë rrugët pas protestave, i riu shpërblehet me makinë dhe me bursë studimesh

spot_img

Një adoleshent i cili punoi me vetëmohim 10 orë për pastrimin e rrëmujës pas protestave është shpërblyer me një makinë të re, një sigurim falas për një vit dhe një bursë të plotë për studimet universitare.

Antonio Gwynn tha për mediat se pa një raportim lokal lajmesh të Dielën e kaluar që tregonte Bailey Avenue, në Buffalo, New York , të mbushur me xhama të copëtuar dhe mbeturina.

Ai tregoi se ndjeu njëfarë përgjegjësie pasi e dinte se të nesërmen njerëzit do e përdornin atë rrugë për të shkuar në punë apo për të kryer aktivitetet e përditshme.

Ai doli nga shtëpia në dy të mëngjesit duke marrë me vete një fshesë dhe qese plastike plehërash dhe si përfundoi gjithçka gjatë një interviste tha se është një gjë që do e kishte bërë edhe nëna e tij nëse do ishte ende gjallë.

Ai pastroi për 10 orë me radhë dhe kur disa fqinjë u zgjuan në mëngjes për të filluar pastrimin panë se gjithçka ishte përfunduar.

Komuniteti vendas u habit kur mësoi se çfarë bëri Antonio me punë të palodhur dhe altruizmin që tregoi ndërsa ishte Matt Block i cili vendosi t’i jepte Antonios një Mustang të kuq të vitit 2004 ndër të tjera ngja gjesti altruist Antonio përfitoi edhe siguracion për një vit dhe një bursë të plotë studimi në universitet.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img