Kyiv Independent raporton se Rusia po detyron të rinjtë e pa trajnuar, që jetojnë në zonat e kontrolluara nga Rusia në rajonin e Donbasit që të luftojnë – duke i futur me dhunë në vijën e parë të frontit kundër ushtrisë ukrainase.
“Këta njerëz kurrë në jetën e tyre nuk kanë mbajtur pushkë automatike në duart e tyre”, tha 24-vjeçari Oleksii, banor i rajonit të okupuar nga Rusia – Khrestivka në Donetsk, transmeton Telegrafi.
Ai këto komente i bëri duke iu referuar deklaratave të shokëve dhe kolegëve që janë në ngjarje dhe të njëjtin fat e kanë pasur.
Një banore e Donbasit e identifikuar si Anastasia ka thënë për mediat lokale se civilët në Donbas po detyrohet të shkojnë në vijën e frontit – ku forcat ruse po i kërcënojnë me vrasje nëse ankohen apo refuzojnë t’ju binden kërkesave të tyre. /Telegrafi/