spot_img

Pep Guardiola ëndrra e anglezëve për ta zëvendësuar Southgate

spot_img

Kombëtarja Anglisë ka mbetur pa trajner, pasi Gereth Southgate dha dorëheqje.

53-vjeçari arriti për të dytën herë radhazi në finale të Kampionatit Evropian, por ashtu si në vitin 2021 kur u mposhtën nga Italia, ”Tre Luanët” kësaj here pësuan humbje nga Spanja me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Anglia është në kërkim të një trajneri të ri, ku disa emra tashmë po permenden për të zëvendësuar Southgate, Federata do të ëndërronte të bindë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën për të marr drejtimin e kombëtares angleze.

Sipas informacioneve të gazetës The Independent, FA do të dëshironte që Pep të merrte drejtimin e Anglisë para Kupës së Botës 2026, por së pari duhet të largohet nga Manchester City.

Nëse do të ndodhte një skenar i tillë, Guardiola do të ishte selektori i tretë i huaj i kombëtaras angleze, pas suedezit Sven-Goran Eriksson (2001-2006) dhe italianit Fabio Capello (2008-2012).

NGJARJE TË TJERA

spot_img