spot_img

Për herë të parë deklarohet për vrasjen misterioze prokurori i rastit të Qerim Kelmendit

spot_img

Asnjë person në cilësinë e të dyshuarit nuk është intervistuar për djegien e trupit të Qerim Kelmendit. Dhjetë muaj pas ngjarjes misterioze, Prokuroria Speciale ndodhet akoma në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa familja është e zhgënjyer me hetimet.

Qerim Kelmendit, një nga figurat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu dogj trupi dhe vetura në shkurt të këtij viti në Zahaq të Pejës. Mënyra e ekzekutimit të tij është cilësuar si vrasje e rëndë nga Prokuroria Themelore e Pejës. Nga atëherë kanë kaluar 10 muaj nga ajo ngjarje, ndërsa nuk është arrestuar askush e motivet mbeten të paqarta.

Për të mësuar se deri ku ka shkuar faza e hetimeve, Express ka kontaktuar me prokurorin e rastit Haki Geci, prokuror në Prokurorinë Speciale, dhe me avokatin e autorizuar nga bashkëshorja dhe vajza e Kelmendit, Zenel Kelmendi, i cili është edhe vëllai i të ndjerit.

Prokurori Haki Geci, tha se hetimet ndodhen në fazën e grumbullimit të provave dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Nëse do të intervistonim njerëz në cilësinë e të dyshuarve ndoshta do t’i arrestonim, por jemi duke mbledhë prova dhe ende nuk ka të dyshuar. Më shumë informacione nuk mund të japim”, tha Geci.

Ndërsa, Zenel Kelmendi, vëllai i Qerimit, është shprehur i zhgënjyer me hetimet dhe sipas tij rasti i ish-ushtarit të UÇK-së është neglizhuar. Brenda dhjetë muaj ai thotë se familja ka marrë vetëm një përgjigje me shkrim nga zyra e prokurorit të rastit.

“Që nga data 27 shkurt 2020, kur ka ndodhur vrasja e Qerim Kelmendit, e vetmja përgjigje që kemi marrë ne, familja jonë, nga zyra e prokurorit të rastit, Haki Geci, pasi nga i njëjti kemi kërkuar edhe me shkrim, është ajo e datës 09.06.2020 në të cilën thuhet se “Njësia e hetimit ende nuk ka përgatitur Raportin për analizimin e provave të cilat i kanë pranuar nga Njësia e Hetimeve-Pejë”, tha Kelmendi.

Zenel Kelmendi thekson se nga Prokuroria Speciale nuk kanë pranuar informacione shtesë se deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet.

“Që nga kjo datë, familjarët tjerë dhe unë, vëllai i Qërimit, i autorizuar edhe nga bashkëshortja dhe vajza e tij, që t’i përfaqësoj ato dhe anëtarët tjerë të familjes sonë, në të gjitha fazat e procedurës penale, lidhur me ndriçimin e vrasjes së Qerim Kelmendit, nuk kemi pranuar asnjë informacion tjetër zyrtar se në cilën fazë kanë mbërritur hetimet. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për faktin se hetimet për këtë rast janë duke u neglizhuar kur kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë”, u shpreh më tej Kelmendi.

Kelmendi vlerëson se Prokuroria Speciale do të duhej ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Prokurori i rastit, z. Haki Geci, do të duhej që ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve edhe për faktin se, siç dihet botërisht, Qerim Kelmendi është njëra prej figurave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ushtari i parë i plagosur nga forcat serbe në vitin 1996 dhe është shpallur Hero i Kosovës”, përfundoi ai.

Vlen të përmendet se pak ditë pas kësaj ngjarje, rasti i Qerim Kelmendit kaloi në kompetencë të Prokurorisë Speciale.

Rasti i Qerim Kelmendit ndodhi më 27 shkurt të vitit 2020, atë kohë policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte ish-ushtari i ishte gjetur e djegur e tëra.

Në veturë ndodhej edhe një pas trup i kontaminuar dhe ishin familjarët e Qerim Kelmendit ata që konfirmuan se trupi brenda veturës së djegur ishte i tij.

Qerim Kelmendi la pas gruan dhe një vajzë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img