Sigal Prishtina është përjashtuar nga Liga ENBL, për shkak të obligimeve të papërfunduara financiare.
Kështu ka njoftuar ENBL-ja të premten.
ENBL-ja ka shkruar se e falënderon KB Sigal Prishtinën për pjesëmarrjen në edicionin 2022/23, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papërfunduara, përfshirë edhe borxhin nga sezoni i kaluar, nuk e ka të mundur vazhdimin e bashkëpunimit.
“Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kryesore të garës ndërkombëtare – ENBL-ja do ta sigurojë atë. Prioritet është gjendja e ekipit zëvendësues sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në njoftimin e së premtes.