Uruguai e përmbylli takimin me Ganën me rezultat 2:0, por që nuk i mjaftoi të kaloi më tej. Korea Jugore befasoi Portugalinë dhe falë golaverazhit më të mirë se uruguainët e siguaruan biletën për 1/8 e finales.
Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata.
Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Por, uruguaianët arritën të realizojnë dy herë brenda pak minutash.
Në të 26` dhe 32` ishte de Arrascaeta që realizoi të dy golat.
Më pas ata kërkonin golin e tretë, por nuk e arritën. Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Uruguait.
Në 45 minutat e tjerë, ishin pikërisht ata që kërkonin të shënojnë edhe golin e tretë, dhe të kualifikimit, por nuk e arritën.
Federico Valverde, Darwin Nunez dhe Luis Suarez kishin mundësi të mira shënimi, por jo edhe gola.
Kështu Uruguai përshëndetet nga Botërori së bashku me Ganën.