Xhiroja e 25-të e Superligës në futboll zhvillohet këtë fundjavë.
Sot në program janë dy ndeshje interesante.
Trepça’89 në “Riza Lushta” do ta presë skuadrën e Ferizajt.
Ferizajasit janë në formë të mirë në këtë edicion pranveror, kanë tri fitore nga pesë ndeshjet.
Në anën tjetër, 89-shi mori fitore në mesjavë, karshi tri humbjeve e një barazimi.
Mitrovicasit janë të shtatit, derisa ferizajasit të parafundit.
Ecurinë më të dobët nga të gjithë skuadrat në pesë sfidat e fundit e ka Drenica, që ka vetëm një fitore dhe tjerat humbje.
Ekipi nga Skenderaj i shkon Dukagjinit që fitoi në mesjavë. Para kësaj fitoreje, as klinasit nuk ishin aspak mirë, morën vetëm një pikë në katër duele.
Të besuarit e Armend Dallkut tashmë gjenden të pestit, kurse drenicasit e mbyllin renditjen.
Të dyja këto përballje nisin nga ora 13:00.