Elita e futbollit kosovar këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së gjashtë derisa sjell disa përballje tejet joshëse dhe interesante.
Vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku ndeshen Drita e Prishtina, dy skuadra këto që objektivat i kanë të njëjta –titullin e kampionit.
Prishtina, që tashmë ka bërë ndryshime në kryesi është mobilizuar maksimalisht që së paku ta sigurojë Evropën, derisa Drita pas disa gabimeve më nuk ka vend për dështim dhe këtë herë dëshiron vetëm fitore.
Në orar të shtunën janë dy ndeshje, Dukagjini e pret Fushë Kosovën, ndërsa Llapi në “Zahir Pajaziti” ndeshet me Gjilanin. Të dielën Drita luan me Prishtinën, Liria ndeshet me Feronikelin ndërsa Ballkani ballafaqohet me Malishevën.