Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve. Tre ndeshje do të zhvillohen ditën e shtune ndërsa dy të tjera ditën e diel.
Ndeshja derbi e kësaj jave do të zhvillohet ditën e diel mes Llapit dhe Prishtinës, në stadiumin ”Zahir Pajaziti, në Podujevë.
Në këtë ndeshje drejtësin do ta ndaj gjyqtari Gramos Shala.
Sot ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, kur skuadra me
të njëjtin emër e pret Dritën. Derisa kjo e fundit po lufton me Ballkanin për kreun e tabelës, ferizajasit janë rikthyer në garë për mbijetesë.
Sikurse Ferizaj edhe dy skuadrat të cilat takohen sot, Malisheva dhe Drenica, e kanë qëllim mbetjen në elitë.
Nesër, kampioni në fuqi dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani do të luaj në shtëpi, ku përball do ta ketë skuadrën e Dukagjinit.
Drejtësin në këtë përballje do ta ndaj gjyqtari Alban Shala.
Krahas këtij takimi, të dielën përballen edhe Gjilani dhe Trepça’89. E para në pozitën e tretë derisa e ‘xehetarët’ rezikojnë edhe këtë vit të largohen nga elita.
Më poshtë i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.