Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën, do të jenë përballjet që na presin në xhiron e 26-të të Superligës në futboll.
Java hapet me sfidën mes Drenicës e Prishtinës. Të dy ekipet janë në formë të tmerrshme në këtë stinor pranveror.
Drenicasit në pesë sfidat e fundit kanë vetëm një fitore, karshi katër humbjeve.
Një fitore kanë edhe bardh e kaltrit, dy barazime e po aq humbje. Edhe përkundër kësaj forme, Prishtina vazhdon të jetë e katërta në klasifikim me 32 pikë, derisa ekipi nga Skenderaj e mbyll atë me 23 pikë.
Sfida e fundit e së shtunës është mes Malishevës e Dritës. Të kaltrit nga Gjilani hyjnë të motivuar në këtë ndeshje, pas triumfit në derbin e Anamoravës, derisa malishevasit u eliminuan nga Kupa në mesjavë.
Drita është lidere në tabelë pas 25 xhirove, ka 51 pikë, një më pak se përcjellësi më i afërt. Malisheva është e shtata me 28 pikë.
Tri ndeshjet tjera zhvillohen nesër në të njëjtën kohë, 13.00.