Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në derbin e 32’të ndaj rivalit lokal, Dritës, në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31’të në kampionatin kosovar, skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani ka mposhtur skuadrën lidere.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ka përfunduar me rezultatin 0-2. Golat e fitores u shënuan nga Sebino Plaku dhe Adenis Shala.
Gjilani tani ka 64 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se skuadra e Dritës, që mbetet lidere në tabelë.