Liverpool nuk ka arritur të dalë me tre pikë nga ‘Goodison Park’, duke barazuar pa gola ndaj Everton.
Për të dyja ekipet kjo ishte ndeshja e parë që pas bllokimit tre mujor, gjë që i dha efektet e veta.
Reds kishin posedimin por nuk arritën të konkretizonin – kurse skuadra e Ancelottit u tregua e rrezikshme me kundërsulme.
Barazimi i shtynë festën e titullit Liverpool për së paku edhe dy ndeshje, pasi ka një diferencë prej 23 pikë me Manchester Cityn.
Everton ndërkohë renditet në pozitën e 12 me 38 pikë.