Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Chelseat.
Takimi i parë që u zhvillua në “Alfredo Di Stefano” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Skuadra nga Anglia, Chelsea kaloi në avantazh me anë të Christian Pulisic, i cili realizoi pas 14 minutave në portën e kundërshtarëve.
Megjithatë, “Los Blancos” barazuan shifrat me anë të Karim Benzema, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 34’të.
Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin raste shënimi, por nuk gjetën golin. Për Chelsean rastin më serioz e kishte Ziyech, kurse për madrilenët rrezikoi Varane.
Ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Chelseat zhvillohet me 5 maj në “Stamford Bridge”.