Një aksident trafiku ishte shkaktari i një përleshje mes disa personave në Suharekë, shkruan Gazeta Metro.
Dy vetura me targa të huaja ishin aksidentuar e më pas gjithçka kishte eskaluar duke u përleshur mes vete.
Nga pamjet që shihen me poshtë dallohen disa persona duke u përplasur mes vete.
Ende nuk dihet për ndonjë të lënduar apo të arrestuar.