Një përleshje mes tifozëve ka shpërthyer para duelit mes Turqisë dhe Gjeorgjisë në kuadër të Euro 2024.
Tashmë dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00.
Derisa tifozët kanë filluar të hyjnë në Signal Iduna Park të Dortmundit, tifozeri e dy kombëtareve janë përleshur.
Në pamjet më poshtë mund të shikoni se është një përleshje masive dhe hedhje të gjësendeve të forta.
Sigurimi mundohet që të ndajë dy turmat, por e kanë të pamundur, pasi numri i tifozëve është i madh.
Me gjasë do të ketë një shtyrje të ndeshjes, për shkak të këtyre skenave të shëmtuara, që është e para brenda një stadiumi ku po mbahet Euro 2024.
Sigurimi mundohet që të ndajë dy turmat, por e kanë të pamundur, pasi numri i tifozëve është i madh.
Turkey and Georgia fans are now going at each other inside the stadium…
Mental. pic.twitter.com/EHgSfmfqB9
— george (@StokeyyG2) June 18, 2024