spot_img

Përleshje me thika në qendër të Prishtinës, një i lënduar

spot_img

Një përleshje me thika ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë në rrugën “Rexhep Luci”, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

EkonomiaOnline ka realizuar një video ku në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës, derisa shihen disa persona duke u sulmuar me thika. Policia madje ka përdorur edhe sprej ndaj të dyshuarve.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha tha për KOHËN se janë ndërmarrë veprimet për ta sqaruar incidentin.

“Policia ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në raport.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img