Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Bosnje ku të përfshirë janë antërët e peshëngritjes shqiptare. Një delegacion i dërguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes kishte marrë pjesë në Bosnje për një turne dhe aty ka ndodhur ngjarja e rëndë ku janë sulmuar me thikë.
Është vetë Federata që me anë të një komunikate zyrtare, publikon videon dhe denoncon këtë ngjarje duke përmendur edhe emra konkretë.
Komunikata zyrtare e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:
“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.
Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.
Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij. Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.
Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel YIli dhe organet kompetente për këtë çështje. Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë.”-shkruan Federata.