spot_img

Përleshje mes dy grupeve në “Çabrat” të Gjakovës, arrestohen dy persona, disa të tjerë në kërkim

spot_img

Sot rreth orës 01:30 të mëngjesit, në lagjen “Çabrati” të Gjakovës, në venparkimin e një lokali ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve. Patrulla policore ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës dhe ka ndaluar një veturë tip “Golf 4”, e cila po largohej nga vendi i ngjarjes.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në veturë janë arrestuar dy persona të dyshuar, Simon Tahiri dhe Denis Zeqiri, që dyshohet se ishin të përfshirë në rrahje. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një fishek të kalibrit 6.35mm dhe gjurmë gjaku të shkaktuara nga rrahja me mjete të forta.

Një dëshmitar me inicialet R.K. ka dorëzuar në stacionin policor të Gjakovës një karikator të zbrazët dhe një thikë, të cilat i kishte gjetur në vendin e ngjarjes përpara mbërritjes së policisë.

Grupi tjetër i përfshirë në përleshje ende nuk është arrestuar dhe as identifikuar plotësisht, megjithatë dyshohet se bëhet fjalë për persona nga familja Thaçi nga fshati Kramovik.

Hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë bërë konfiskimin e provave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit dhe janë vendosur në mbajtje. Rasti mbetet nën hetime./IndeksOnline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img