Nëna gjithmonë mbetet njeriu më i afërt për fëmijën, edhe kur ajo largohet për në botën tjetër.
Fatlinda Thaçi, një violiniste shqiptare, e njohur masivisht në Itali ka bërë sot një gjest emocionues.
Ajo është rikthyer së fundmi në vendlindje për të realizuar amanetin e të ëmës së ndjerë.
Nënë Myzieni, e ëma e Fatlindës, pak para se të ndërronte jetë i kishte kërkuar vajzës së saj që të lunate me violinë tek varri.
Fatlinda e ka përmbushur amanetin, dhe një foto e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka marrë shumë like dhe komente.