Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në takimin e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Njohja e pavarësisë nga Izraeli nxiti reagime të menjëhershme tek Kosovarët, të cilët shprehen të lumtur që marrin një lajm të tillë.
Këngëtarja Adelina Ismaili, përmes një fotografie që e postoi në InstaStory, ka falënderuar Izraelin publikisht.
“Faleminderit Izrael”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, ku e shtoi edhe flamurin e këtij shteti.