spot_img

Përndoqi dhe kërcënoi Noizy-n, arrestohet Kleviol (Cllevio) Ahmeti

spot_img

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë arrestuar në Rinas të dielën e 16 prillit këngëtarin dhe personazhin e famshëm të TikTok-ut, Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti).

Kjo, pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy), me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme që ka përshkallëzuar deri në sherre fizike.

Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti është emër i njohur për drejtësinë.

Incidenti i fundit që mbante firmën e tij ishte kur po lëvizte me mikun e tij Aleks Vishaj me shpejtësi skëterrë mbi 300 km/h.

Këtë moment, Ahmeti e filmonte duke e përgëzuar për atë që po bënte, ndonëse rrezikonte jetën e tij dhe të tjerëve.

Kujtojmë që Cllevio është vënë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnjë që i shërbenin grupeve kriminale.

Disa muaj më parë ai u përplas fizikisht me Noizy-n në lokalin e reperit në Durrës duke thyer kështu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

/Albanianpost.com

NGJARJE TË TJERA

spot_img