Përparim Islami është futbollisti më i ri i SC Gjilanit.
Ish anëtari i Dritës një rrjetin social facebook ka shkruar që do të jap gjithçka për klubin e tij të ri, shkruan Albanian News
Më poshtë statusi i tij i plotë.
Përshëndetje familja “kuqebardh”,
Kam nderin dhe kënaqësinë të ju njoftoj se kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin.
Ndjehem i nderuar për kërkesën dhe besimin që ma kanë ofruar drejtuesit e klubit dhe stafi teknik për të qenë pjesë e projektit të tyre.
Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të angazhohem maksimalisht, të jap gjithçka nga vetja dhe së bashku të luftojmë për sfidat që na presin.
I juaji, Përparim Islami 🔴⚪️