Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në zyrën e tij yllin e Lille-s, Edon Zhegrovën.
Zhegrova së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe babain e tij, Lulzim Zhegrova, u pritën nga Rama dhe drejtori i sportit, Kushtrim Mushica.
Rama, madje i dha mirënjohje Zhegrovës për kontributin e tij të dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Zhegrova, kujtojmë se pak ditë më parë mori çmimin “Fadil Vokrri”, për futbollistin e vitit 2024 në ceremoninë e “Laureatëve të vitit”.