Siguria e udhëtarëve në aeroplan pothuajse është tërësisht në duar të personalit, kështu që piloti në fluturimet komerciale duhet patjetër të respektojnë edhe gjëra të caktuara
Megjithatë, disa rregulla assesi nuk bën të shkelen, njëra ndër to është që piloti dhe kopiloti (piloti tjetër apo i dytë) nuk bën të hanë të njëjtin ushqim, transmeton Telegrafi.
Edhe pse, sipas rregullit, mund të duket e çuditshme, për këtë ekzistojnë arsye shumë të mira, natyrisht ato janë të natyrës së sigurisë. Për shembull, nëse diçka shkon keq me racionin e njërit pilot dhe ai helmohet me ushqim, piloti tjetër nuk do ta ketë të njëjtin fat dhe do të jetë në gjendje të marrë drejtimin e aeroplanit.
Është me rëndësi të thuhet edhe që kjo praktikë nuk është e paraparë me ligj, mirëpo është paraparë në rregullat të cilat i caktojnë vetë kompanitë e aviacionit, në mënyrë që sa më mirë t’i mbrojnë udhëtarët e tyre.
Gjithashtu, pilotëve u jepen këshilla edhe për shmangie të ushqimit të caktuar para fluturimit, siç janë peshqit e papërpunuar.
Helmimi me ushqim në fluturime është i rrallë, mirëpo janë shënuar disa raste.
Rasti më i njohur është ai i vitit 1982, kur me pudingun e prishur janë helmuar madje dhjetë anëtarë të ekuipazhit duke përfshirë edhe pilotin dhe kopilotin, ndërsa gjërat të jenë edhe më keq
Megjithatë, madje edhe atëherë pilotët kanë arritur ta kthejnë aeroplanin në Boston. /Telegrafi/