Skuadra e Liverpoolit shënoi një fitore të madhe në javën e 31-të në Premier League ndaj Sheffield United me rezultatin 3:1 duke u rikthyer kështu në pozitën e parë në tabelë.
Në minutën e 69’të, Jurgen Klopp bëri një zëvendësim duke e larguar nga loja sulmuesin e Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, shkruan Indeksonline
Salah nuk ishte i kënaqur aspak me këtë ndërrim, reagimi i tij ishte epik, sidomos përshëndetja e ftohtë e tij me trajnerin gjerman.
31-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 24 ndeshje në Premier League, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 9 asiste.
What do you think of the reaction of Mo Salah to being substituted? #beINPL #LIVSHU #LFC pic.twitter.com/ybh424kD81
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) April 4, 2024