spot_img

Personi që rrahu qytetarin me shuplaka midis Ferizajt është arsimtar – zbulohen detajet tjera

spot_img

Tri ditë më parë, Insajderi publikoi një video nga qyteti i Ferizajt, ku një person shihej teksa e godiste me shuplakë tjetrin.

Insajderi, ka mësuar se agresori është G.Rexhepi, arsimtari i Edukatës Fizike në fshatin Koshare të Ferizajt.

Deri në këtë pikë situate ka arritur pasi viktima ka kërkuar llogari nga arsimtari, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj fëmiut të tij brenda ambienteve të shkollës.

Mësohet, se mësimdhënësi në fjalë nga rrethi njihet si person i dhunshëm, dhe se ky nuk është rasti i parë që ai ushtron dhunë ndaj një personi.

Në lidhje me rastin Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi se me të parë videoinçizimin, është identifikuar i dyshuari. Tanimë, rasti ka kaluar në duart e prokurorisë.

“Pas video incizimit tuaj që ka qarkulluar, Policia i ka marr veprimet e saja, ka identifikuar të dyshimtit dhe është iniciuar rasti në polici. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Veseli.

Rasti ka ndodhur ditë më parë në qendër të Ferizajt, derisa shihet G.Rexhepi, arsimtar i Edukatës Fizike derisa sulmon fizikisht prindin e një nxënësi të tij.

“Ec, ec”, dëgjohet nga video duke i thënë me arrogancë viktimës, arsimtari, sjelljet e të cilit ngjajnë më shumë me të një gangsterit sesa mësimdhënësi. Dhe, të tillët nuk duhet të kenë vend në shkolla.

NGJARJE TË TJERA

spot_img