Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë për në Amsterdam.
“Ky është fluturimi i parë, ne po planifikojmë të rrisim numrin e fluturimeve. Ne jemi shumë të lumtur. Fluturimet nga Prishtina për në Amsterdam do të jenë dy herë në javë”, ka thënë drejtori i Operimit Levent Kaylak, transmeton IndeksOnline.
E e pranishme ishte dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë Karin Boven, e cila e quajti këtë një lajm të mirë.
“ Jam shumë e lumtur që po realizohet fluturimi i parë, ju lumtë të gjithëvë. Ky është një moment i madh, besojë që pasagjerët do të shfrytëzojnë këtë linjë për të udhëtuat nga të dyja vendet”, ka thene ambasadorja e Holandës në Kosovë Karin Boven.