Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Adil Maliqi e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë U19
Nga 23 lojtarë sa ka ftuar selektori Maliqi, 7 prej tyre janë të cilët aktivizohen në klubet kosovare.
Art Miftari, Leart Prapashtica, Arjol Bllaca, Edonis Hajdini, Luan Dobra, Igball Jashari dhe Emedin Rama janë të ftuar nga kampionati vendor.
Ndërsa futbollistët tjerë janë nga kampionatet e huaja, ku nuk mungojnë lojtarë edhe nga klube të njohura evropiane.
Ndeshjet do të zhvillohen më 14 dhe 16 qershor në stadiumin e Kukësit./Albanian News