Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është prezent në stadiumin “Liman Gegaj” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Malisheva – Dukagjini.
Foda për dallim nga përzgjedhësit e kaluar, vazhdimisht është në stadiumet e klubeve të Kosovës.
Presidenti i Malishevës, Driton Morina, i ka dhuruar edhe fanella me numrin 1.

Gjermani që nisi punën muajin që lamë pas është i angazhuar shumë edhe rreth ndeshjeve të futbollit kosovar.
Ai u përshëndet me Drilon Hazrollajn, të cilin e kishte ftuar për ndeshjet miqësore të marsit, në të cilin Kosova pati një fitore dhe një humbje.

Kosova me Fodan do të këtë ndeshje miqësore edhe në muajin qershor.