spot_img

Përzgjedhësi i Zvicrës Yakin në mbështetje të Xhakës: Ai është kapiteni ynë, një lider i lindur

spot_img

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka komentuar në lidhje me yllin e Arsenal, Granit Xhaka.
Këtë muaj zhvillohen ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Kombëtarja e Zvicrës sot ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, në mesin e tyre janë yjet shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Trajneri i kombëtares zvicerane, gjatë konferencës së tij për media thuri lëvdata për Xhakën, pasi u raportua që tifozët kërkonin t’ia largojnë shiritin e kapitenit.

“Jemi 100 për qind prapa dhe në mbështetje të Xhakës. Graniti është kapiteni ynë, këtu s’ka asnjë dyshim e as diskutim. Ai është një lider i lindur, është një shembull, të cilin e jep brenda dhe jashtë fushës. Këto janë pikërisht ato që i pres nga një kapiten im. Jam shumë i lumtur që e kam Granitin në skuadër”, deklaroi Yakin në konferencë për shtyp sot pasi e publikoi listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img