spot_img

Përzgjedhësi Maliqi: Të privilegjuar që morëm pjesë në ‘Elite Round’, megjithëse synimi ishte Evropiane

spot_img

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi ka deklaruar se janë arritur disa nga objektivat e tij te Kosova, ndonëse synimi i tij i qartë ishte kualifikimi në Kampionatin Evropian.

Maliqi e ka cilësuar si privilegj pjesëmarrjen në Elite Round Euro Championship, teksa ka zgjedhur të falënderoj stafin dhe futbollistët e tij për paraqitjen e mirë.

Përzgjedhësi i Kosovës ka theksuar se ishte e vështirë paraqitja në këtë nivel për shkak të mos aranzhimit të ndeshjeve miqësore dhe mungesës së stërvitjeve.

“Të privilegjuar që morëm pjesë në garën Elite Round Euro Championship U19 në Slloveni. Këtë privilegj na e solli puna e palodhur që bëmë gjatë një viti, ndonëse synimi im i vetëm ishte kualifikimi në Europian. Sa afër që ishim, kjo nuk u arrit për shkak të rrethanave që nuk ishin në favor tonë, duke mos pasur asnjë ndeshje miqësore dhe vetëm një stërvitje. Megjithatë, arritëm të mboshtim Austrinë dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik kundër Spanjës. Jam faleminderues djemve tanë që dhanë gjithçka në fushë, jam faleminderues për përkrahjen që morëm nga populli ynë, njerëzit tanë. Te Kosova U19 kam përmbushur disa objektiva personal si prurja e talenteve të rinj, zhvillimi dhe ndryshimi i mentalitetit tek kjo grupmoshë që është shumë vitale për të ardhmen. Për këtë, jam faleminderues edhe stafit tim”, thuhet në postimin e tij.

Kosova nuk arriti kualifikimin duke u renditur e dyta në grup pasi u mposht nga Sllovenia në ndeshjen e fundit dhe Spanja arriti që ta mposhte Austrinë, duke ia pamundësuar kështu “Dardanëve” kualifikimin në Kampionatin Evropian.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img