Një 5 vjeçar ka mbledhur nga një fond bamirësie më shumë se 1 milion paund për t’ia dhuruar spitalit që i shpëtoi jetën kur ishte i vogël.
Tony Hudgell nga Kent, Britani humbi të dy këmbët e tij vetëm 5 javë pas lindjes, kjo për shkak të dhunës që i ushtronin të dy prindërit.
Tani ai përdor paterica dhe dy këmbë proteza. Mamaja e cila e adoptoi 5 vjeçarin shprehet se pavarësisht se Tony kishte një fillim të vështirë, tashmë ai është një fëmijë i lumtur.
Tony u frymëzua nga veterani Tom Moore i cili për 100 vjetorin e tij premtoi se do të bënte 100 xhiro rreth shtëpisë të tij. Me këtë sfidë ai mblodhi 30 mln paund e më pas për tja dhuruar qendrës spitalore Britanike, NHS. Veterani nuk mundej të ecte vetë por në fund ja arriti.
Djali i vogël ka premtuar se do të përshkojë një distancë prej 10 km, pak çdo ditë. Deri më tani ai ka përshkruar vetëm 8.3 km dhe ka grumbulluar një sasi prej 1,004,348 paundësh britanik.