Kombëtarja e Kosovës bnë futsall ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të fazës së “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.
Pas humbjes nga Holanda, “Dardanët” janë mposhtur edhe nga Ukraina me rezultat 3:1.
Kosova kaloi e parë në epërsi, pas golit të shënuar nga Fejza Kastrati në minutën e pare por nuk e mbajti duke pranuar tre gola që edhe I shkaktuan humbjen prej 3:1.
Kosova mbetet e fundit në Grupin 11 dhe pa pikë, teksa Ukraina renditet e dyta me 3 pikë, aq sa ka edhe Holanda si lidere.