Shfaqja “Bretkosa”, me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, vjen në PITF 2020 si shfaqje mysafire në natën e dytë të këtij edicioni.
Shfaqja “Bretkosa”, trajton tematika të ndjeshme dhe një ballafaqim me realitetin që ka kaluar Kosova që nga mbarimi i luftës dhe ka të bëjë pikërisht me gjendjen aktuale në vend.
Shfaqja ka si temë kryesore vetminë, një njeri të vetmuar në një hapësirë të madhe urbane siç është Prishtina, i cili në disa verzione të ndryshme ka ndryshime të tipit të karakterit.
Ju ftojmë sot në PITF nga ora 16:30 për ta ndjekur shfaqjen ‘’Bretkosa’’.