Një grua nga Lipjani është plagosur aksidentalisht me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Lipjan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se të dyshuarës femër kosovare arma i ka shkrepur aksidentalisht dhe e njëjta ka pësuar një lëndim të lehtë, gërvishtje”, njofton raporti.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është hapur rasti si me lartë dhe është bërë konfiskimi i armës.