Në rrethinën gjermane të Herfordit në Nordrhein-Westfalen, hajdutët hapën një tunel të gjatë shtatë deri në tetë metra dhe të gjerë rreth një metër.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia beson se ata kishin planifikuar një grabitje banke.
Tuneli u zbulua nën parkingun e degës së Volksbank në qytetin e vogël Spenge në shtetin federal më të populluar gjerman.
Sidoqoftë, ata nuk morën parasysh statikën, raportojnë mediat gjermane.
Në fillim, shirat mendohej se kishin shkatërruar terrenin, por kur punëtorët e ndërtimit arritën të hënën për të riparuar betonin, ata zbuluan një tunel nëntokësor.
“Ju shikoni diçka të tillë vetëm në televizion. Kjo është e çmendur”, komentoi punonjësi i Volksbank, Volker Stein.
Mediat lokale shkruajnë se hajdutë të panjohur filluan të gërmojnë në një nënstacion aty pranë ndërsa policia ende nuk i ka zbuluar hajdutët “e ngathët”.