Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi u ndje kur po merrte pensionin.
I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ka ndodhur në zyrën postare pranë stadiumit të Pogradecit. Ai ka qenë në radhë bashkë me pensionistët e tjerë, kur ka filluar të ndihet keq. Trupi i të moshuarit me iniciale I.F është transportuar në morgun e spitalit të Pogradecit.
Ka dyshime se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.