spot_img

Po nis një romancë me Keisin, reagon për herë të parë e dashura e Kristit që po e pret jashtë shtëpisë

spot_img

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ” Big Brother Vip”, Krist Alija, ka treguar se jashtë është në një lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, duke mos treguar më tepër detaje për të.

Mirëpo, mediat arritën që të zbulojnë identitetin e kësaj vajze misterioze. Në rrjet filluan të qarkullojnë foto të bukuroshes Zaza dhe komentet që Kristi dhe kjo i kishin lënë njëri-tjetrit.

Por edhe pse Kristi deklaroi që është në një lidhje jashtë, ky fakt nuk e pengoi aspak që të fillonte ngacmimet me banoren më të re të shtëpisë, Keisin.

Çdo ditë e më shumë po i shohim të afërt në shtëpi, madje mbrëmë fjetën të përqafuar, por si ndihet Zaza për këtë, teksa i sheh nga jashtë?

Së fundmi ajo ka reaguar vetë përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan Zaza.

NGJARJE TË TJERA

spot_img