Portieri kosovar Aro Muric po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon të ri të garave me Ipswich Town.
Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit anglez e kompletoi transferimin e Muric gjatë afatit kalimtar veror nga Burnley që tashmë bën gara në Championship.
25-vjeçari është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon me Ipsëichin duke bërë mesatarisht 3.5 pritje për ndeshje.
Ai ka arritur të mbajë një herë portën e pastër gjatë këtij edicioni dhe këtë e bëri në duelin ndaj Brightoni aty ku pati plotë gjashtë pritje dhe me meritë ishe shpallur lojtari i ndeshjes.
Për këto paraqitje të mira të portierit shtatgjatë, platforma e statistikave të lojtarëve WhoScored e ka vendosur atë të parin në listën e portierëve më të vlerësuar në Ligën Premier që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Për t’u bërë pjesë e kësaj matje që ata kanë bërë, portierët duhet të kishin mbi 10 paraqitje në Ligën Premier.
Muric ka marrë notën 6.97 duke lënë pas vetes disa portierë të njohur si Caoimhin Kelleher dhe Andre Onana.
Lista e plotë e portierëve më të vlerësuar në Ligën Premier sipas WhoScored:
Arijanet Muric – 6.97
Caoimhin Kelleher – 6.91
Alphonse Areola – 6.88
Martin Dubravka – 6.86
Andre Onana – 6.85