spot_img

Po shkëlqen me Malishevën, Arlind Veliu: Ndihem shumë mirë – duam të vazhdojmë me rezultate pozitive

spot_img

Skuadra e Malishevës e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe në dy duelet e para ka grumbulluar 4 pikë. Në ndeshjen e fundit, Malisheva triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 0-1 në ‘Zahir Pajaziti’, pavarësisht që luajti për shumë kohë me një futbollist më pak.

Veliu ka qenë absolutisht një nga lojtarët më të mirë të Malishevës në këtë start të kampionatit, teksa potencon se ndihet mjaft mirë.

“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur me përformancën time dhe përformancën e ekipit në këtë fillim të kampionatit dhe shpresojmë të vazhdojmë me formën e mirë”, tha fillimisht Arlind Veliu për ‘GazetaBlic Sport’.

Mbrojtësi e cilëson fitoren ndaj Llapit si shumë të rëndësishme, pasi do ta motivojë ekipin edhe në ballafaqimet tjera.

“Kemi arritur një fitore shumë të rëndësishme përballë një ekipi pretendent për kampion, sidomos pas largimit me karton të kuq të njërit prej bashkëlojtarëve, ne vazhduam me lojën e mirë, arritëm të shënojmë, të krijojmë raste dhe ta mbrojmë rezultatin deri në fund të takimit. Është vetëm fillimi i kampionatit – por shpresojmë që kjo fitore të na ndihmojë të kemi paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme dhe të na ndihmojë t’i arrijmë objektivat e klubit”, vazhdoi 23 vjeçari.

Veliu thotë se atmofera tek Malisheva ka qenë gjithë e mirë – teksa po vazhdon edhe me trajnerin, Bekim Isufi.

“Atmosfera brenda ekipit ka qenë gjithmonë e mirë dhe ka vazhdu edhe me trajnerin e ri, deri tani po shkon mirë, shpresojmë të vazhdojë kështu, trajneri ka filozofinë e vet të cilën aplikon në stërvitje dhe në ndeshje, ndërsa ne përpiqemi t’i zbatojmë detyrat që marrim dhe të japin më të mirën.

Në fund, mbrojtësi thotë se në xhiron e ardhshme ndaj Ballkanit duan vetëm rezultat pozitiv dhe po punojnë për të arritur një gjë të tillë.

“Ne e dimë që do ndeshemi me kampionin në fuqi dhe kështu do futemi në ndeshje të fokusuar, të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv dhe të shkojmë në pauzën e kombëtareve me një vazhdimësi të mirë të rezultateve”, përfundoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img