Vazhdon realizimi i punëve në teren për projektin “Vendosja e kamerave të sigurisë në pikat kryesore të qytetit si dhe në institucionet publike të Komunës së Fushë-Kosovës”.
Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon me realizimin e projekteve prioritare për banorët e saj, andaj punët në teren janë duke u realizuar me dinamikë të shtuar nga firmat kontraktuese, projekt që do të garanton më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët të cilët banojnë në këtë Komunë. Shtrirja e kabllove të rrjetit nëpër pikat kryesore të qytetit veç se kanë përfunduar andaj jemi në fazat e implementimit të pjesëve përcjellëse.