Klubi më i trofeshëm italian Juventusi, është gati të konfirmojë zyrtarisht transferimet e dyshes, Paul Pogba dhe Angel Di Maria si lojtar të lirë.
Juve është në prag të nënshkrimit të dy përforcimeve të para me emra të mëdhenj, dy lojtarë që mund ta bëjnë një skuadër konkurrues.
Eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano mendon se lëvizjet janë shumë pranë përfundimit.
“Juventusi do të përfundojë zyrtarisht marrëveshjet për Paul Pogba dhe Angel Di Maria javën e ardhshme. Dy nënshkrimet kryesore për t’u bashkuar si lojtar të lirë, të kërkuar nga Allegri”.
“Gjithçka është bërë me Pogban, vetëm çështje detajesh që Di Maria të rishikojë kontratat dhe më pas të prezantohet si lojtar i ri i Juves”, ka shkruar ai në Twitter.