spot_img

Policët grekë shkuan ta arrestonin, 21-vjeçari shqiptar i rrëmben armën dhe i ‘bën zbor’

spot_img

Një incident ka ndodhur gjatë arrestimit të një adoleshenti shqiptar në Greqi. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një policie të ndërhyrjes së shpejtë, është shkrepur aksidentalisht, gjatë përpjekjes së një 21-vjeçari shqiptar për të rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.

Incidenti ndodhi në qytetin Katherine në Greqinë veriore, pas një grindjeje banale në sheshin qendror të qytetit. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident, të tregonin se çfarë dinin për ngjarjen.

Grupi i të rinjve reagoi negativisht, gjë që i detyroi agjentët e policisë të kërkonin shoqërimin e tyre në rajon. 21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në një përleshje u përpoq të rrëmbente armën e shërbimit nga një agjent policie. Gjatë përplasjes, arma ka qëlluar gabimisht, duke shkaktuar panik. Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan nën akuzën e përpjekjes për të liruar të arrestuarin, ndërsa 21-vjeçari u akuzua për vrasje në tentativë, tentativë arratisje, etj, të cilat pritet t’i kushtojnë shumë vite burg, nëse gjykata e shpall fajtor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img