spot_img

Polici që vrau Floydin, shpallet fajtor, ky është dënimi që ia dha gjykata amerikane

spot_img

Ish-oficeri i policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin u shpall fajtor për vrasje në vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, një çështje që shkaktoi protesta në të gjithë botën, dhunë dhe një analizë të racizmit dhe praktikave të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juria me gjashtë anëtarë të bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë, e mori vendimin të martën pasi diskutoi rreth 10 orë gjatë dy ditëve në një qytet në ankth se mund të kishte një shpërthim tjetër trazirash.

Vendimi i saj pasoi një ditë të tërë argumentesh mbyllëse të hënën, në të cilat prokurorët argumentuan se ish-polici Chauvin i mori jetën George Floyd-it majin e kaluar në një mënyrë që sipas tyre edhe një fëmijë e dinte që ishte e gabuar.

Mbrojtja pretendoi se oficeri i bardhë që tani është i pushuar nga puna veproi në mënyrë të arsyeshme dhe se 46-vjeçari vdiq nga një problem me zemrën dhe përdorimi i paligjshëm i drogës.

Prokurori Steve Schleicher përmblodhi çështjen kundër 45 vjeçarit Chauvin, oficeri i bardhë i policisë i cili mbajti të bllokuar me gjurin mbi qafën e tij 46-vjeçarin Floyd, ndërsa ky i fundit gulçonte dhe tha 27 herë, sipas videove, se nuk merrte dot frymë.

“Ai ishte bllokuar nga gjuri në qafë,” tha prokurori Schleicher, për 9 minuta dhe 29 sekonda.

“George Floyd nuk përbënte kërcënim për askënd,” tha Schleicher. “Gjithçka duhej ishte një trajtim me njerëzi, gjë që nuk ndodhi”.

Ndërhyrja rutinë e policisë për një problem të vogël 25 majin e kaluar dhe vdekja e zotit Floyd që pasoi, kanë rezultuar në një nga gjykimet penale më të rëndësishme ndër vite në Shtetet e Bashkuara.

Vdekja e zotit Floyd shkaktoi protesta masive kundër abuzimit të policisë me pakicat në të gjithë SHBA-në dhe në qytete të mëdha në vende të tjera.

Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

Juria e gjykatës në Mineapolis, e përbërë prej 12 anëtarësh, e shpalli fajtor në të tria akuzat që e ngarkonin: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Vendimi u mor të martën, më shumë se tri javë pas nisjes së gjykimit.

Dënimi maksimal që mund të marrë Chauvin, është 40 vjet burgim.

Chauvin, 45 vjeç, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta.

Floyd më pas ka vdekur, ndërsa rasti i tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më herët se lutet për “vendim të drejtë” në gjykimin e Chauvinit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img