Burimet policore për Alsat njoftojnë se sot në orët e mëngjesit janë kryer bastisje në disa lokacione, pas dyshimit për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore.
Burimet, thonë se bastisje është kryer në shtëpinë e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili së fundi u vendos në Listë të Zezë të SHBA-së për korrupsion.
Grubi, nuk është gjetur në shtëpi, ndërkaq sipas njoftimit të tij në Facebook ai ka udhëtuar jashtë shtetit për vizitë private dhe sapo të kryejë obligimet do të rikthehet në Shkup.
Burimet policore, thonë se në kërkim është edhe Përparim Bajrami, njeriu i afërt i Grubit, i cili ka udhëhequr me Lotarinë Shtetërore.
Sipas burimeve policore, është kryer bastisje në shtëpinë e Bajramit, por nuk është gjetur, ndërkaq janë gjetur sasi e konsiderueshme e parave. /AlsatM/