Një person ka kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Gazeta pak më parë raportoi se personi i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje është Ilaz Beqiri, pronar i agjencionit “Veneta Travel”.
Policia e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali dhe në përgjigjen e tyre thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor.
Gazeta ka siguruar fotografi nga selia e agjencionit, ku dyshohet se tani viktima i dha fund jetës së tij.
“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Gazeta Sinjali